Një zjarr masiv ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë mbi fshatin Mashkullorë në Gjirokastër. Zjarri që po vijon prej orësh gjendet në një distancë prej gati 500 metra nga zona e banuar. Në lartësinë ku fillimisht u shfaqën flakët ishte e pamundur të ndërhyhet ndërsa focat zjarrfikëse kanë marrë masa që të presin brezin e parë të flakëve në një zonë të thepisur mbi fshatin Mashkullorë. Shtrirja e flakëve ka marrë përmasa edhe në nivel horizontal dhe po favorizohet edhe nga era. Aktualisht nuk ka rrezik apo dëme për popullsinë.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu