Në Vlorë duket se po kursejnë kartonat dhe në proces është vënë re një kuti votimi me logon e Partisë Soaiclaiste. Janë 192 pedagogë dhe 4 mijë studentë që votojnë sot për të zgjedhur rektorin e universitetit “Ismail Qemali”, 4 dekanët dhe 16 shefat e departamenteve. Katër janë qendrat e votimit në të katër fakultetet e Ismail Qemalit ,në ate të Ekononmisë ,Shëndetit publik,fakultetin e Shkencave Humane dhe në atë të Inxhinierisë detare. Njekohesisht votohet per senatin e ri te UV, ne dy flete te ndryshme, per personelin akademik dhe studentet. Studentet ndërkohë perfaqesohen nga 2 prej tyre ne senatin e ri. Procesi ka nisur në orën 8 dhe përfundon në Orën 16,ndërsa sipas kreut të Komisionit Institucional Zgjedhor,Oljana Hoxha rezultatet zyrtare duan 24 orë, edhe pse faktikisht mund te dalin që në mesnatë. Ndërkohë në garë për rektor janë 3 akademikë, Evelina Bazini, Kreshnik Bello, Aurela Saliu,ndërsa është tërhequr më herët nga gara Yllka Stramarko.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu