Universitetet publike të vendit këtë të premte iu nënshtruan zgjedhjeve akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik. Në rreth 90% të universiteteve për rektor kemi vetëm nga një kandidat, ndërsa procesi zgjedhor u zhvillua pa praninë e mediave

 

yacht hotel sarande
Studentët ata që kanë peshën më të madhe në këtë votë, ishin të painformuar për kandidaturat që do të votonin. Tërheq vëmendjen pjesëmarrja e ulët e studentëve në votime për drejtuesit që do t’i udhëheqin në 4 vitet e ardhshme.

Universtieti i Tiranës më i madhi në vend me 6 fakultete kishte vetëm kandidaturën e rektorit aktual Artan Hoxhës për një mandat të dytë. Report Tv ishte në këtë universitet për të ndjekur procesin e votimit, por ndryshe nga sa predikohet në leksione, mediat nuk u lejuan brenda qendrave të votimit për transparencën e procesit.

Në 6 universitet publike në kryeqytet, vetëm në atë të Arteve kishte garë mes Artan Peqinit dhe Erald Bakalli, ndërsa në 5 universitete e tjera kishte vetëm një kandidat, duke vendosur kështu de fakto edhe drejtuesin e radhës. Të artet në përfundim të votimit Erald Bakalli u zgjodh rektori i ri.

Në Universitetin e Mjekësisë për rektor kandidoi dekani aktual i mjekësisë Xheladin Draçini që u zgjodh me shumicë absolute, ndërsa tek Politekniku kandidoi i vetëm zv.rektori aktual Akil Fundo, i cili pa ndonjë surprizë mori detyrën e rektorit

Në Universitetin Bujqësor do të shërbejë edhe 4 vite të tjera rektori aktual Fatbardh Sallaku, sepse nuk kishte kandidat tjetër, e njëjta situatë edhe tek Universiteti i Sporteve do jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.

Zgjedhjet me një kandidaturë, si dhe kandidimi për një mandat të dytë të rektorit Artan Hoxha apo te dekanes së Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha kanë sjellë polemika në publik duke i akzuar për plagjiaturë të doktoraturës në titullin Doktor Shkencash.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në rrethe, ndryshe nga çfarë është parë në Tiranë, në rrethe ka pasur interes për 2 deri në 3 kandidatë për rektor në një universitet.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka pasur pakënaqësi që në shpalljen e kandidaturave, e më pas edhe për procesin zgjedhor. Në këtë universitet garuan për këtë pozicion Tonin Gjuraj, Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja. Në fund të votimit Tonin Gjuraj mori 93 vota duke u zgjedhor rektor, ndërsa Rajmonda Kërcirja 90, dhe kandidatja e tretë mori vetëm 1 votë.

Edhe në Korçë pati garë ku kandiduan për rektorë Irena Nikaj, Lorenc Ekonomi dhe Robert Damo. Ndërsa në mbyllje të procesit  Lorenc Ekonomi rezultoi fitues pas mori  75 vota nga stafi akademik dhe 166 nga studentët.

Ndryshe nga çfarë është parë në qendrat e tjera të votimit, në Vlorë kutitë mbanin logon e PS-së, duke shkaktuar pakënaqësi tek votuesit, ndërkohë që në garë për rektorë ishin 3 kandidatë, Evelina Bazini, Kreshnik Bello, Aurela Saliaj. Nga numërimi i votave u zgjid rektore Aurela Saliaj.

Ndërsa në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në garë ishin 4 kandidatë Shkëlqim Fortuzi, Osman Metalla, Lindita Mukli dhe Andon kume. Shkëlqim Fortuzi është zgjedhur rektor i ri duke marrë 121 vota, kundrejt 101 që mori Osman Metalla.

Në universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ kandidonte vetën Elvira Fetahu për rektore, duke e pasur një proces të thjeshtë e pa garë.

Rektorët e rinj

Universiteti i Tiranës: Artan Hoxha
Universiteti Politeknik: Akil Fundo
Universiteti i Mjekësisë: Xheladin Draçini
Universiteti i Arteve: Erald Bakalli
Universiteti Bujqësor: Fatbardh Sallaku
Universiteti i Sporteve: Agron Kasa
Universiteti i Durrësit: Shkelqim Fortuzi
Universiteti i Shkodrës: Tonin Gjuraj
Universiteti i Korçës: Loren Ekonomi
Universiteti i Vlorës: Aurela Saliaj
Universiteti i Elbasanit: Elvira Fetahu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu