Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë. Mësohet se Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat.

Para disa javësh, policia goditi portalin që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe një gazetar ku shkruheshin artikuj denigrues për zyrtarë të lartë të policisë.

yacht hotel sarande

Bashkëpunëtorët e tij dëshmuan pas arrestimit se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal dhe dyshohet se lajmet i bënte për të vendosur “gjoba” ose për të përfituar poste drejtuese.

Para disa ditësh drejtues të Policisë së Shtetit kanë bërë kallëzime në AMP për Kushtrimin Selimin. Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi. Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllain e tij në SHISH bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit./Dosja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu