Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi se ish-presidentët kanë të drejtën e imunitetit absolut nga ndjekja penale për veprimet zyrtare të kryera gjatë kohës që ishin në detyrë, por nuk kanë imunitet për aktet jozyrtare.

Vendimi historik nënkupton se çështja e ndërhyrjes në zgjedhjet federale kundër Donald Trump do të kthehet në një gjykatë më të ulët e cila më pas do të vendosë se si të zbatohet ky vendim.

yacht hotel sarande

Gjyqi në atë rast u shty në pritje të një vendimi mbi kërkesën për imunitet, dhe tani ka të ngjarë të shtyhet më tej.

Prokurorët në atë rast pretendojnë se Trump u bëri presion zyrtarëve për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 2020 dhe u përpoqën të shfrytëzonin trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021 në një përpjekje për të qëndruar në pushtet

Gjykata e Lartë vendosi 6-3, me gjyqtaren Sonia Sotomayor midis atyre që kundërshtuan vendimin. Ajo tha se e bëri këtë me “frikën për demokracinë tonë” dhe “presidenti tani është një mbret mbi ligjin”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu