Numri i të vdekurve nga bombardimet intensive izraelite në Libanin jugor është rritur. Të paktën 274 persona kanë vdekur dhe më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur.

Ministria libaneze e Arsimit njoftoi se mësimet do të anulohen në të gjithë vendin. Ndërsa Ministri i Brendshëm tha se shkollat ​​në rajone të ndryshme do të shndërrohen në strehimore për shumë banorë libanezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

yacht hotel sarande

Sipas La Repubblica mijëra njerëz kanë filluar që të largohen nga Libani jugor për t’i shpëtuar sulmeve izraelite.

Që nga mëngjesi i sotëm, Forcat Ajrore izraelite kanë goditur më shumë se 300 objektiva të Hezbollahut në Liban. Kjo është raportuar nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF), të cituar nga “The Times of Israel”.

Së bashku me përditësimin, IDF publikoi një imazh të Shefit të Shtabit, Herzi Halevi, duke miratuar valën e sulmeve ajrore nga dhoma e komandës nëntokësore të ushtrisë në selinë e Forcave izraelite në Tel Aviv.

Mediat libaneze raportuan se 2 fëmijë janë mes të vdekurve në Libanin Jugor, në Tibnin, si dhe më shumë se 26 të tjerë u plagosën. Lajmi është bërë i ditur nga media libaneze “Al Mayadeen”.

Kryeministri libanez reagoi ashpër pas bombardimeve, duke e quajtur edhe “lufta e shfarosjes së Izraelit!”.

“Agresioni izraelit kundër Libanit është një luftë shfarosjeje dhe një plan për të shkatërruar fshatrat dhe qytetet libaneze”, tha Najib Mikati, sipas raportimit të faqes online të gazetës libaneze “An-Nahar”.

Mikati u bëri thirrje “Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme dhe vendeve me ndikim, që të pengojnë agresionin (izraelit)”./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu