Turqia e nis me fitore Europianin, me skuadrën e Montella-s që triumfoi 2-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e zhvilluar në “Singal Iduna Park” për llogari të grupit F.

Turqia ia doli për të marrë maksimumin, por në fushën e lojës asgjë nuk ishte e thjeshtë edhe pse përballë ishte skuadra e vetme debutuese e Euro2024, por Gjeorgjia meriton vlerësimet maksimale për paraqitjen e bërë.

yacht hotel sarande

Mert Muldur kaloi në avantazh turqit në minutën e 25-të me një supergol nga distance, një goditje që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Mamardashvili.

Dy minuta më pas, Turqia realizoi edhe golin e dytë me Yildiz, por në fund u vlerësua i parregullt.  Pavarësisht këtij moment, Gjeorgjia nuk u dorëzua dhe reagoi duke ndryshuar ritmin e ndeshjes dhe gjeti golin e barazimit me Mikautadze. Sulmuesi 23-vjeçar përfitoi nga një pasiguri në portën e Gunok dhe shënoi golin e historisë për kombëtaren e tij.

Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, me raste dhe ritëm nga të dyja skuadrat, teksa Arda Guler tregoi të gjithë potencialin e tij, klasin dhe saktësinë në minutën e 65-të duke rikthyer në avantazh Turqin, teksa në krahun tjetër, ekipi Sagnol nuk u dorëzua dhe kërkoi të shfrytëzonte të gjitha mundësit.

Por, goli rezultoi një mision i pamundur, ndikuar këtu edhe nga mungesa e fatit në minutat e fundit, teksa në minutën e shtatë të shtesës, pas një goditje nga këndi ku Mamardashvili la portën bosh me shpresën për të ndihmuar skuadrën e tij, krijoj habitatin e duhur për Kerem Akturkoglu që shfrytëzoi momentin dhe hapësirën për të realizuar edhe golin e tretë.

Në fund 3-1 dhe Turqi e nis mbarë EURO2024, ndërsa në krahun tjetër, Gjeorgjia nuk ia doli në ndeshjen debutuese, por tregoi karakter dhe dëshirë. Supersport

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu