Tragjedi e dyfishtë emigrantësh në Mesdhe. Rreth pesëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbysjes së varkës me vela me të cilën po udhëtonin, rreth njëqind milje nga bregu i Kalabrisë. Anija Nadir shpëtoi 51 emigrantë në një varkë në vështirësi në brigjet e Libisë dhe në jug të Lampedusa. “Shpëtimi erdhi shumë vonë për 10 persona”, thotë OJQ ResQship.

Një anije tregtare mbërriti për të ndihmuar varkën që u përmbys në brigjet e Kalabrisë dhe shpëtoi 12 të mbijetuarit, përfshirë një grua shtatzënë. Në port është transferuar edhe trupi i një gruaje që ka humbur jetën pasi ka rënë në det. Refugjatët që udhëtonin në bordin e varkës ishin larguar nga një port në Turqi. Në varkën e Lampedusa-s, 10 personat e vdekur ishin në kuvertën e poshtme, e cila ishte plotësisht e përmbytur.

yacht hotel sarande

173 migrantë mbërritën në Lampeduza gjatë natës pasi varkat patrulluese të policisë financiare dhe rojes bregdetare shpëtuan tre varka. Në të parën ishin 103 persona, duke përfshirë dy të mitur, nga Bangladeshi, Sudani, Siria dhe Egjiptit.Të gjithë u dërguan në pikën e Contrada Imbriacola, ku aktualisht janë 308 persona. Marre nga TGCOM prej Mespec.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu