Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbetur i lënduar nga protesta e djeshme në Kuvend.

Lajmi është pohuar nga drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela që njoftoi se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të djeshme në Parlament.

yacht hotel sarande

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela sqaron se Bardhi ka marrë plagë në këmbë, pasi i ka rënë foltorja dhe shkoi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme. I urojmë shërim të shpejtë”, tha Lela.

Kujtojmë që seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me tensione. Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku Bardhi ishte protagonist kryesor duke shkulur këmbë karrigesh për të goditur Spiropalin./TEMA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu