Përplasje mes një grupi qytetarësh dhe këshilltarëve të majtë të Këshillit Bashkiak në Elbasan për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit.Në foto duket momenti kur një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të Partisë Sociliste. Ky i fundit nuk kurseu kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë.

yacht hotel sarande

Para nisjes së mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh të Elbasanit që ishin kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm. Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3./Elbasanion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu