Gazetarja e kanalit libanez Al-Mayadeen shpërtheu në lot gjatë njoftimit të lajmit tragjik për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ajo, e veshur me të zeza dhe me zërin që i dridhet nga emocioni, njoftoi se Nasrallah ishte vrarë nga një sulm izraelit në afërsi të Bejrutit, duke shprehur trishtimin e saj për humbjen e figurës më të fuqishme në Liban.

Vdekja e Hassan Nasrallah, e cila u konfirmua nga lëvizja pro-iraniane Hezbollah, është një ngjarje që rrezikon të destabilizojë vendin dhe të ndikojë në dinamikat e rajonit. Sulmi, siç njoftoi organizata, ishte një goditje e fortë që i dha një goditje të rëndë forcave pro-iraniane dhe aleatëve të tyre në Lindjen e Mesme.

yacht hotel sarande

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@mespec.al)

Hezbollah e njoftoi vdekjen e Nasrallah duke thënë se ai “i është bashkuar shokëve të tij martirë”, duke iu referuar periudhës së gjatë të luftës dhe qëndresës që ai kishte udhëhequr për gati tridhjetë vjet. Deklarata e grupit theksonte se Nasrallah kishte rënë si pasojë e një “sulmi tinëzar sionist” në periferi të Bejrutit, duke rritur tensionet midis Libanit dhe Izraelit./Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu