Rruga Thumanë – Kashar e ndërtuar nga Gener 2 me fondet e veta është vetëm 21 kilometra e gjatë. Për 35 vite është dhënë me koncesion me pagesë, ndërsa pas 15-20 vjetësh do të duhet të ribëhet.

Paratë do të vilen nga shqiptarët këtej dhe andej kufirit që një taksë e paguajnë sa hyjnë në rrugën e kombit. Me të drejtë në rrjete sociale kanë nisur ankesat se përse dy rrugë në veri janë me pagesë dhe në jug asnjë? Ministrja Belinda Balluku e ka thënë disa herë se përdorimi i rrugës me pagesë në këtë rast, pra Thumanë-Kashar është opsionale, dhe se mund të shfrytëzohet aksi ekzistues si dytësor.

yacht hotel sarande

Por kush ka udhëtuar në atë aks e di mirë dhe i lind një pyetje me të drejtë për zonjën ministre: ju do të udhëtonit nëpër vapë me fëmijë të vegjël më në atë aks kur keni një rrugë moderne që zgjodhët ta “milnit” që ditën e parë të hapjes? Pagesa do varet nga lloji i mjetit, por nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi nëse ka humbje është buxheti i shtetit që do subvencionojë me 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë në veri.

Në një vend ku çmimi i naftës është ndër më të lartët në rajon dhe shqiptarët e paguajnë rrugën që në pikën e karburantit, taksimi qoftë dhe me 250 lekë rëndon xhepin e shumicës së qytetarëve. Këtë do ndjejë çdokush që do të jetë i detyruar të udhëtojë në rrugën e re e moderne, e vetmja me 130 kilometra në orë shpejtësi të lejuar në vend, nga sonte në ora 19.00.

Postimi i kryeministrit

“Dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu