Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar një vend në parlamentin europian nën logon e partisë “Demokracia e Re”, e kryeministrit grekt, Kyriakos Mitsotakis. Beleri ka siguruar gjithsej 234,945 dhe është renditur i katërti, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Greqisë.

Pas fitores ai ka dhënë mesazhin e tij nga burgu ku tha se fuqia e demokracisës mund të fshijë çdo grusht shteti, sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Më tej shkruan se ndonëse se beteja e tij u zhvillua në kushte të pafavorshme dhe të mendueshme, arriti të sigurojë fitoren.

yacht hotel sarande

DEKLARATA E BELERIT:

Gjatë gjithë muajve të aventurës sime, u forcua nga besimi im se drita fiton gjithmonë mbi errësirën. Dhe se fuqia e Demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti, për sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Ashtu siç e kishim ne që luftuam këtë luftë. Një luftë për demokraci, shtet ligjor, liri dhe dinjitet të qytetarëve.

Beteja u fitua në kushte të pafavorshme, të pamendueshme për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane. Por u fitua. Gëzim për patriotizmin dhe krenarinë e grekëve. Dua të falënderoj nga zemra burrat dhe gratë greke që më nderuan me votën e tyre.

Familjen time që u bë mbështetja dhe zëri im gjatë kësaj periudhe. Miqtë në të gjithë Greqinë që më qëndruan në krah në provën më të vështirë të jetës sime. Dhe sigurisht kryeministri Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilin do të jem gjithmonë mirënjohës. Unë dua t’u them vëllezërve të mi të helenizmit Vorio-Epiriot se edhe ata që sot mund të ndihen më të fortë. Dhe për çdo bashkëqytetar se si eurodeputet do të punoj fort që të jem i dobishëm për partinë time, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për vendin tonë.

Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu