Nga Michael Rubin

Presidenti Joe Biden dhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken bien dakord. “Korrupsioni  dobëson rritjen ekonomike, vështirëson zhvillimin, minon demokracinë dhe provokon paqendrueshmërinë globale”, thuhet në komunikatën e tyre për shtyp që shpallte strategjinë amerikane për luftën kundër korrupsionit. Por megjithatë, në kontakt me burokracinë edhe planet me qëllimet më të mira, arrijnë të kundërtën.

yacht hotel sarande

Problemi është i dyfishtë, me Agjencinë amerikane për Zhvillimin Global Ndërkombëtar dhe kulturën e ambasadave. Administratorja e Usaid, Samantha Power është e zonja në komunikata për shtyp por me pak kur vjen puna te menaxhimi bazë. Ajo mbron matjet që vlerësojnë programet e USAID-it sipas parave të shpenzuara dhe jo qëllimeve të arritura.

Shumë ambasadorë amerikanë dhe ekipe vendore, i japin përparësi mbarëvajtjes së marrëdhënieve me presidentë e kryeministra në vendet ku janë vendosur, në vend që të rrezikojnë përçmimin lokal mbi kritikat.

Këtë na e tregon rasti i Shqipërisë. Sipas David Wisner,  i ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë,  SHBA ka investuar mbi 27.5 milionë dollarë në programet e reformave për zbatimin e ligjit dhe drejtësinë në Shqipëri. Miliona dollarë vetëm për programet anti-korrupsion, dhe sërish Shqipëria bëhet gjithnjë e më e korruptuar teksa kryeministri Edi Rama kërkon ta zhvendosë Shqipërinë nga klubi europian i demokracisë në një autokraci të stilit turk.

Raporti i Freedom House e rendit tani Shqipërinë më pak të lirë se Turqia, më pak të lirë se Qiproja veriore e pushtuar nga Turqia. Ndërsa dëshira e mirë ndonjëherë e bën Freedom House të vonojë uljen e vendeve – këtu, refuzimi i gjatë i organizatës për të vlerësuar plotësisht kthesën e Turqisë është një rast i tillë – largimi i Shqipërisë nga demokracia tani është i pamohueshëm.

Kujtojmë rastin e ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmentaj, një aktivist prodemokraci i arsimuar në Universitetin e Kentucky,  i cili u ngrit në mënyrë të qëndrueshme në radhët politike shqiptare ndërsa votuesit përqafuan orientimin e tij properëndimor, meritat teknokratike dhe aftësitë e përgjithshme.

Në korrik të vitit 2023, ndërsa popullariteti në rritje i Ahmetajt nisi të kërcënojë kryeministrin, prokurorë të zgjedhur prej tij urdhëruan SPAK-un t’ia hiqnin Ahmetajt imunitetin parlamentar dhe ta arrestonin. Ahmetaj ishte jashtë me pushime dhe me frikën për jetën e tij dhe të familjes, thjesht nuk u kthye më.

Kushtetuta shqiptare e ndalon ndalimin arbitrar, por megjithatë 52% e popullatës në burgjet e Ramës përbëhet nga ata në paraburgim.

Ish-prokurorë amerikanë që inspektuan akuzat dolën në përfundimin se ishin një farsë, e pabazuar në ndonjë provë. Rama e akuzon Ahmetajn për korrupsion në një tender për një incenerator mbetjesh në vitin 2015. Por Ahmetaj nuk kishte asnjë rol në atë dosje-Kryebashkiaku i Tiranës një besnik i Ramës raportohet se zotëron inceneratorin. Akuzat se Ahmetaj ka pranuar udhëtimet jashtë ra kur  ish-zv/kryeministri tregoi fatura dhe deklarata bankare që provonin se pagesat i kishte kryer vetë.

Ahmetaj nuk është viktima e vetme e akuzave të rreme për korrupsion.  Rama burgosi Fredi Belerin, një minoritar grek në Shqipëri, që të anashkalonte fushatën e tij për t’u zgjedhur kryebashkiak i Himarës, një qytet në rivierën shqiptare. Akuza? Bleu 4 vota. Motivi i vërtetë i Ramës duket se ka qenë të rrëzojë politikanët që i zinin rrugën planeve të tij për investime  pronash miliarda dollarëshe.

Megjithatë, si me Ahmetajn edhe me Belerin, SHBA e ka ndihmuar pa e vënë re korrupsionin dhe ambicien e Ramës. SHBA ka investuar miliona dollarë te SPAK. Gjykata nisi si një mjet legjitim për të ndjekur penalisht korrupsionin, por investimi amerikan vazhdoi edhe kur Rama e korruptoi dhe e ktheu atë në armë.

Ashtu si një sërë ambasadorë të SHBA-ve me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke filluar nga mesi i vitit 2005, Yuri Kim, ambasadore e atëhershme në Shqipëri, i vuri vulën qëndrimeve të Ramës dhe injoroi shqetësimet për të siguruar marrëdhënie të qeta. Paralelja me Turqinë vazhdon pasi Erdogan përdori organe të supozuara të pavarura për të vendosur gjoba miliarda dollarëshe kundërshtarëve  ose për të sekuestruar prona nga figurat e opozitës dhe atyre që dhuruan për fushatat e tyre.

 

As Shqipëria nuk është e vetme. Ndërsa ambasadorët e SHBA dhe USAID shikojnë nga ana tjetër dhe Kina ofron ndihmë, diktatorët e mundshëm kanë rrëmbyer programet kundër korrupsionit të financuara nga SHBA në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Ishujt Solomon dhe Peru.

 

Mund të jetë tepër vonë për disa vende – por jo për Shqipërinë. Shqiptarët e meritojnë demokracinë, jo diktaturën. Nëse Biden është serioz për të luftuar korrupsionin, Rama duhet të jetë në bankën e të akuzuarve, dhe jo kundërshtarët e tij demokratë. Washington Examiner

 

Michael Rubin është një kontribues në blogun e Washington Examiner’s Beltëay Confidential. Ai është drejtor i analizës së politikave në Forumin e Lindjes së Mesme dhe një anëtar i lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu