Qytetarët të moshave të ndryshme janë paraqitur me simptoma si diarre, dhimbje barku, të vjella dhe temperaturë.

Fillimisht  u dyshuan për një kontaminim i ujit të pijshëm, por kjo është hedhur poshtë për shkak të shpërndarjes gjeografike të rasteve.

Mjeku pranë urgjencës së spitalit të Bulqizës Shahin Kaja thotë se kjo mund të jetë një situatë virusale pasi rastet janë të shpërndara dhe nuk kanë lidhje me përdorimin e të njëjtit rrjet të ujit të pijshëm.

yacht hotel sarande

Po ashtu, përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi në ndonjë rast gëzimi familjar pasi rastet janë të vazhdueshme prej të paktën tri ditësh.

Fluksi vijon të jetë i lartë edhe gjatë kësaj të hëne ku deri tani janë paraqitur mbi 10 persona./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu