Nga Erina Matraxhiu

Kjo është foto e dy viktimave të rastësishme të atentatit në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit.

yacht hotel sarande

Kamerieri Gledio Muka, 36 vjeç, dhe klienti i lokalit ku ndodhi vrasja, Marsel Çela, 37 vjeç.

Të dy mbetën të vrarë pas breshërisë së kallashnikovit që u derdh në drejtim të babait të Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi.

Kamerieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klientin e kanë kapur plumbat duke pirë birrë.

Të dy nuk kanë asnjë lidhje me sagën e vrasjeve mafioze që çuan deri në masakrën e mesnatës në një lokal në qendër të Memaliajt.

Gledio Muka i shtohet kështu listës së viktimave që kanë humbur jetën në vendin e punës në rrethana fatkeqe. Kujtojmë banakieren e lokalit në zonën e Don Boskos në Tiranë, Mimoza Paja vitin e kaluar dhe pak muaj më pas humbi jetën edhe një prej rojave të godinës së Top Channel, Pal Kola gjatë sulmit me armë kundër televizionit.

Ndërsa viktimat rastësore gjatë atentateve mafioze, qoftë kalimtar a klient lokali janë një realitet i hidhur që mbetet i pandryshuar që prej viteve ’90.

Edhe sa breza të tjerë duhet të rriten duke u ruajtur se ku hanë, ku pijnë, ku kalojnë pushimet, kush i fortë e ka këtë apo atë restorant dhe a e ka radhën për likujdim?!

Edhe mafiet më të egra kanë një kod të shmangin të pafajshmit, ndaj kjo që bëjnë kriminelët shqiptarë nuk është thjesht një atentat apo vetëm larje hesapesh, por është terrorizëm i pastër.

Është vrasje në masë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu