Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 36 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa të kryer nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera. Gjatë sulmeve të 8 korrikut u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin.

 

yacht hotel sarande

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan Kievin, Dnipron, Krijvi Rihun në qendër të Ukrainës dhe Kramaorskun dhe Sllovjanskun në rajonin lindor të Donjeckut.

“Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha ai përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se ky ishte “një prej sulmeve më të këqija” në kryeqytetin ukrainas në 28 muaj luftë në shkallë të plotë.

Një video e incizuar nga Radio Evropa e Lirë në spitalin e fëmijëve, Ohmadyt, në Kiev, shfaqi radhë të njerëzve që po ndihmonin të pastronin vendin nga rrënojat e ndërtesës.

“Ka njerëz nën rrënoja, numri i saktë i viktimave nuk dihet”, tha Zelensky në rrjetet sociale, duke thënë se spitali Ohmadyt “është një prej spitaleve më të rëndësishme të fëmijëve, jo vetëm në Kiev, por po ashtu në Evropë”./rel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu