Djali kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha, është shprehur për mikrofonin e A2 CNN se ishte i pranishëm sot në protestë si demokrat dhe qytetar i thjeshtë.

I pyetur nëse njëlloj si motra e tij Argita ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar.

yacht hotel sarande

Shkëlez Berisha akuzoi po ashtu drejtësinë që, sipas tij, është e kapur nga politika.

“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë.”/A2 cnn

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu