Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi.
Ish- anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, Genc Byrazeri, në dëshminë e tij para komisionit ka deklaruar se ka kërkuar mbylljen e disa sallave kirurgjikale.
“Kam dhënë dorëheqjen pas përfundimit të fizibilitetit.
Kontributimi im, theksimi i rëndësisë së kontrollit e parandalimit të infeksioneve nosokoniale, që përfshijnë jo vetëm shërbimet spitalore.
Kontributi im më shumë se kontribut ka qenë premisë.
Kemi kontaktuar ish ministrin Halim Kosova për ta sensibilizuar për nevojë urgjente për mbylljen e disa sallave kirurgjikale, të cilat dolën me ndotje:
Shkalla ORL shkalla mikrobike 43 përqind
Urgjence kirurgji 2/3 kirurgji 40 përqind. Nuk ka vend për diskutim. Afrikë subsahariane!
Ka pasur shumë vdekje si pasojë e gjendjes septike”, tha ai./balkanweb

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu