Ervin Salianji, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm do të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë. Vetë Salianji ka deklaruar para mediave se do të dorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe fushatën do ta bëjë nga burgu.

“Betejën do ta vijoj, me të gjitha format. Do të ndjekim të gjithë procedurat e tjera gjyqësore. Kjo është një vendimmarrje që në gjykatat shqiptare nuk ka asnjë gjasë që të ndryshohet. Fatmir Xhafa është njeriu që përdoret nga Edi Rama kundër përfaqësuesve ndërkombëtar e do që të kapë SPAK, apo ishujt e pakapur ende prej tij në gjyqësor. Kjo ishte vendimmarrja. Procedura nuk varet nga unë. Unë do të jem në dispozicion, do të jem këtu. Kam pasur për të zhvilluar një takim në Bruksel, do t’i anuloj të gjitha”.

yacht hotel sarande

“Unë do të jem në dispozicion dhe do të vete do ta bëj me qejf ku të duan këta. Do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë çfarë më bëjnë asnjë gjë. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve, bëhet për shkak të problematikave që këta kanë pa diskutim të mëdha nëpër zona, që unë do t’ua zbuloj. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëhej nga burgu”, tha Ervin Salianji.
Redi Ramaj avokati i deputeti demokrat e cilësoi dënimin si politik. I pyetur në lidhje me mandatin e deputetit, Ramaj tha se vendimi është i formës së prerë dhe në këtë rast deputeti humb mandatin.

‘E para vendimi është politik dhe kur do të ekzekutohet si do të ekzekutohet është çështje e prokurorisë. Një deputet është dënuar për një vepër penale që nuk ekzekuton. Sot marrim një dënim politik. Mbasi merret një vendim politik, nga gjykata do të jetë precedent shumë i rrezikshëm, të gjithë do të goditen me kallëzime të tilla. Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë. Vendimi i formës së prerë është një nga raste kur deputeti e humb mandatin. Do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, për të zhbërë një vendim të padrejtë. Do të kërkojmë pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë.’- tha Ramaj.

Deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti (për të cilin Apeli la gjithashtu në fuqi vendimin e Shkallës së Parë), Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu