Shfaqja për herë të parë në regjistrat e Shqipërisë të nacionalitetit bullgar tregoi se rregjistrimi i popullsisë në shqipëri ishte një sajesë e rëndomtë qe nuk po e beson askush. Ata mijëra të vetëdeklaruar si bullgarë tregon se si nje proces qe duhet të ishte thjeshte statistikor është kthyer në një element politik, në funksion të axhendave politike dhe ndërkombëtare.

Le t’i marrim me rradhë. Per instat janë 2.4 milionë banorë në Shqipëri! Kush shikon fshatrat e mbetura bosh nuk e beson këtë shifër. Ndërsa numri i nxënësve është përgjysmuar në vetëm dy dekada, nuk ka sesi numri i popullsisë të jetë zvogëluar vetëm me 400 mijë banore që nga viti 2011.

yacht hotel sarande

Vete Instat jep një shifër që hedh poshtë shifrën 2.4 milionë dhe që është numri i banesave bosh. Në cdo tre shtëpi, një është e pabanuar. Në shqipëri janë mbi 1 milionë banesa që do të thotë se të banuara janë 700 mijë dhe se mesatarisht në një banesë janë 3.4 banore, shifër kjo e pabesueshme në një kohë kur një pjesë e madhe e banesave në zonat rurale por edhe ne qytete janë me dy ose me vetëm një banor, edhe ata të moshuar sepse fëmijët kanë në emigrim dhe atje e kanë krijuar familjen.

Shifrën 2.4 milionë e përgënjeshtron mungesa e madhe e fuqisë punëtore pothuajse në cdo biznes në shqipëri.

Ajo që nuk tregoi regjistrimi i popullsisë është mosha mesatare ne Shqipëri është rritur ndjeshëm veçanërisht në 11 vitet e fundit.

Heqja e vizave dhe kriza ekonomike u bënë një përzjerje eksplozive për të larguar qindra mijëra banorë. Në vitin 2016 kur nisi eksodi i cmendur i ikjes, çdo muaj ishin të pakten 50 mijë shqiptarë qe iknin, që do të thotë një qytet i tërë.

Këto dhe shumë të dhëna të tjera tregojnë falsitetin e një censusi. Por le të kthehemi tek bullgarët. Si i shfaqën ata në Shqiperi.

Bullgaria anëtare në BE ka nisur një politikë nacionaliste panbullgare që po dëmton Maqedoninë e veriut dhe që në funksion të kësaj politike kërkoi si nder personal nga Edi Rama njohjen e minoritetit bullgar. Ishte Borisov kryeministri populist bullgar qe me pas u arrestua, ai qe kerkoi kufijtë etnikë bullgarë deri në Shqipëri.

Për Ramën një kërkesë e tillë nuk përbënte problem dhe u dha si një nder personal në shkëmbim të mbështetjes bullgare në BE. Nderi vazhdon me shfaqjen e bullgarëve ne listat e regjistrimit të popullsisë.

Ndërkohë që Sofja nisi edhe një tjetër politikë në funksion të Bullgarisë së madhe, dhënien e pasaportave bullgare minoritetit linguistik sllavishtfolës të cilin e pretendon edhe Maqedonia e veriut. Po çfarë janë ata? Ata mund të deklarohen si të duan është e drejta e tyre por është e padrejtë qe të gjenden nën presion si dikur ortodoksët në jug apo komunitetit vlleh, që në shkëmbim të pensioneve dhe pasaportave greke vetëdeklaroheshin grekë.

Fakti i dytë që rrëzon regjistrimin është përgjysmimi i myslimanëve. Për herë të parë në histori e shtetit shqiptar myslimanët janë nën 50 për qind.

Eshtë e vërtetë që pjesa më e madhe e familjeve me preardhje fetare myslimane nuk janë praktikantë por ulja e numrit të tyre është si sajesë e një realiteti për ta bërë Shqiperinë më të pranueshme për Perëndimin.

Eshte pak e vështirë që Brukseli ta besojë regjistrimin e popullsisë në Shqipëri nderkohë që zërat kritikë janë forcuar. Shkupi reagoi duke treguar se një problem me Tiranën sapo është hapur. Zvogëlimi në shifrat e një lagjeje te Tiranës të minoritetit grek do sjellë reagime.

Por problemi më i madh është se mbi bazën e një dokumenti të pavërtetë do ndërtohen politikat e reja elektorale dhe financiare./mespec.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu