Rritet numri i vdekjeve me sëmundje kardiovaskulare, mjekët këshillojnë qytetarët të bëjnë aktivitet fizik
Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve ishte aktiviteti i cili bëri bashkë këtë të mërkurë(25 shtator) specialistë të ndryshëm të shëndetit publik të cilët evidentuan problematika kryesore që prekin njerëz të grupmoshave të ndryshme.

yacht hotel sarande

Zv. Drejtoresha e ISHP-së, Blerta Brati, referuar shifrave nga INSTAT pohoi se rreth 80 përqind e vdekjeve në vend janë me sëmundje kardiovaskulare që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e jetësës.

“Fakorët e riskut që ndikojnë janë padiskutim psikologjikë, gjenetikë, por e rëndësishme është mënyra dhe stili i jetesës”, tha Brati.

Nga ana tjetër, Jolanda Hysko nga Departamenti i Shëndetit Publik ngiti shqetësimin se ka rritje të ndjeshme të obezitetit sidomos tek fëmijët.

“Kemi një prevalencë 30 % të mbipeshës dhe obezitetit te fëmijët” tha Hysko.

Rektori Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Dracini i bën apel qytetareve të ndryshojnë stilin e jetesës si të vetmen formë të parandalimit të sëmundjeve.

“Lëvizja, aktiviteti, shmangia e risqeve që vijnë nga shoqëria bashkëkohore kur edhe telefoni mund të na dëmtojë, të gjitha këto janë temat më të rëndësishme diskutimi” tha Dracini.

Në përfundim mjekët këshillojnë qytetarët të bëjnë aktivitet fizik të paktën 60 minuta në ditë./RTSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu