Në Itali kanë nisur xhirimet për një ekranizim të ri të Sandokan, seriali që ka bërë për vete edhe shqiptarët dekada më parë.

yacht hotel sarande

Rolin e Tigrit të Malajzisë që në vitet ’70 e interpretoi aktori indian Kabir Bedi, kësaj here do ta luajë aktori i njohur turk Can Yaman, një artist babai I të cilit ka emigruar nga Prishtina në Stamboll në vitet ’60.

Nga sheshi I xhirimit në një prej plazheve më të bukura italiane në Kalabri janë publikuar edhe imazhet e para të Yaman nën petkat e Sandokanit për të sjellë në ekran me lojën e tij aventurat në Borneon, koloni britanike. Në parajsën tropikale, heroi udhëheqës I piratëve dashurohet me të bijën e konsullit britanik, Marianën.

Seriali i bazuar mbi romanet e shkrimtarit Emilio Salgari dhe me një kast aktorësh si Alanah Bloor, Ed Westwick, Alessandro Preziosi, John Hannah do të shfaqet në televizionin publik Italian Rai1 e më pas do të shpërndahet edhe në Europë. /mespec.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu