Dhjetëra media ndërkombëtare kanë nisur t’i bëjnë jehonë protestës së sotme të deputetëve opozitarë.

Agjencia e madhe ndërkombëtare, Reuters, shkruan se deputetët u vunë flakën karrigeve në shenjë revolte për burgosjen e kolegut.

yacht hotel sarande

“Politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar kundër burgosjes së një kolegu.

Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës bartën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin.

Të premten, gjykata e apelit e Shqipërisë la në fuqi një vendim të gjykatës më të ulët për të dënuar Ervin Salianjin, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës, me një vit burg.

Gjykata e ulët e shpalli Salianjin fajtor për një “kallëzim të rremë” ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Salianji ka mohuar çdo shkelje dhe e ka cilësuar gjyqin si të motivuar politikisht.

Në fillim të këtij muaji, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte në arrest shtëpie që nga dhjetori, u padit me akuza për korrupsion për veprime që ai kreu kur ishte kryeministër. Edhe Berisha mohon çdo keqbërje.

Partia opozitare ka bërë thirrje për një protestë të madhe në kryeqytetin Tiranë më 7 tetor,” shkruan Reuters.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu