Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin investigativ Report në Rai3 tha se qëllimi ishte që të bënin një emision për qendrat e emigrantëve dhe kjo ëhstë një e drejtë e gazetarëve, por gjithçka që ishte qepur për Shqipërinë, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ishte e neveritshme, pasi e nxirrte qeverinë si një partnere në hije me personazhe të përfshirë në trafikun e narkotikëve. Rama e konsideron si një emision me gënjeshtra të mëdha dhe këtë e konsideroi të neveritshme.

“E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen”, tha Rama duke shpjeguar në këtë mënyrë marrëveshjen për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

yacht hotel sarande

Rama tha se nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë, dhe situatat që krijohen nga emigrantët duhet të menaxhohen nga Europa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu