Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e Mirënjohjes për medalistët e Lojërave Olimpike, teksa ndau edhe çmimet dhe njoftoi zgjidhjen e çështjes së shpërblimeve për ta sipas ligjit të miratuar nga Qeveria në vitin 2021, u hapi derën të gjithë sportistëve të huaj që nëse kishin dëshirë të vinin dhe të garonin me Shqipërinë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë foli gjatë për rrugën e sportit, se si dikur Shqipëria, nga një vend që i iknin sportistët dhe fitonin medalje olimpike me vende të tjera, si shembulli i Greqisë, tani fton dhe pranon spirtistë të huaj dhe fiton medalje të rëndësishme me ta.

yacht hotel sarande

Teksa kritikave të ndryshme të atyre që ai i quajti “hudhra” dhe specifikoi se “shyqyr që i kemi”, kryeministri iu përgjigj me shifrat e numrit të titujve të fituar nga të gjitha disiplinat në të gjitha garat që nga viti 2021 dhe ditën e sotme, pra në tre vjet. Janë në total 538 medalje të fituara nga të gjitha disiplinat në të gjitha moshat, teksa vuri theksin edhe tek sporti i peshëngritjes, i cili nuk arriti rezultat këtë herë, por përmendi se ka fituar gjatë vitit 2024 jo pak por 12 medalje, mes tyre 5 ari, 6 argjendi dhe një bronzi.
Rama premtoi publikisht mbështetjen financiare dhe ligjore në vijim për të mbështetur zgjerimin e sporteve në të gjitha disiplinat, pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të sportistëve të huaj, por duke shtuar se “ne nuk kemi buxhetin që kërkon Fideli dhe as atë që kanë SHBA-të”.

Por teksa përmendi edhe arritjet e Luiza Gegës, ai theksoi bindjen se edhe në të ardhmen rezultatet në sporte do jenë të larta. Në fund edhe ftesa e veçantë për sportistët e huaj që të afrohen nëse kanë pasion dhe dëshirë për të garuar dhe fituar medalje ndërkombëtare apo kombëtare me Shqipërinë, “pavarësisht emrit, vendit nga vijnë, ngjyrës së lëkurës apo gjuhës”.

“Natyrisht mirëpresim edhe të tjerë sportistë nga vende të tjera të botës. As duam t’ua ndryshojmë emrin (i referohet Greqisë me sportistët shqiptarë pas vitit 90-të), as ngjyrën e lëkurës, pavarësisht vendit nga vijnë, as gjuhën, e madje edhe ju e keni mësuar gjuhën shqipe dhe mund ta mësoni shqipen me shpejt se ç’mund ta mësojnë italianët”, tha Rama.

Në fund ai u dha medalistëve edhe nga një certifikatë financiare vërtetësie për shpërblimin që u garantohej me ligj, 50 millionë lekë nga vendimi i Qeverisë, duke u sqaruar se kjo certifikatë jepet për të vërtetuar ligjshmërinë dhe siç tha ai “nëse të vjen Policia Tatimore, t’ua tregosh se e ke origjinale”./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu