Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se ish-deputeti Gerti Bogdani i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak, duhej të ishte pjesë e elitës politike të së djathtës shqiptare.
Duke folur në emisionin “Ekspres” në RTSH1, Boçi theksoi se është koha për të kërkuar falje që Bogdani u la jashtë Partisë Demokratike.
Sipas deputetit demokrat, Gerti Bogdani duhej të ishte në radhët e Partisë Demokratike qoftë në formën duke e thirrur apo që të vetëofrohej.
Boçi shtoi se Bogdani do të ishte nga personat dhe figurat më të vlerësuara në Partinë Demokratike.
“Po, ka një pikëpyetje të tillë! Unë besoj se edhe këtu Gerti  ishte në atë thjeshtësinë dhe në atë natyralitetin e tij politik. Nuk imponohej. Gerti nuk kërkonte karrierë, nuk ishte nga ata ambiciozët të papranueshëm nga një forcë politike që bën gjithçka, të kapim atë që ata pretendojnë.
Ai kërkonte që gjithçka të vinte me normalitet në bazë të vlerësimeve dhe atyre parimeve që ekzistojnë dhe Gerti në radhën e parë të atyre personave që vërtet kjo nuk është hipokrizi, vërtet ishte i vlerësuar dhe i kërkuar nga të gjithë ne personalisht.
Kontaktet tona kanë qenë të vazhdueshme dhe normal që Gerti me atë modestinë e tij të impononte që edhe ai të ishte pjesë e kësaj beteje. Ndoshta është momenti për të bërë “mea culpa”. Dhe duhet ta pranojmë; po, Gerti duhet të ishte pjesë e elitës politike të Partisë Demokratike, në një formë apo një tjetër, në një formë, i thirrur apo i vetëofruar. Nuk ka rëndësi fare.
Po jo se ai nuk ishte në konsideratën dhe mendjen e elitës së Partisë Demokratike në momentet zgjedhore të saj dhe unë besoj se do të ishte nga personat dhe figurat më të vlerësuara”, u shpreh Boçi në emisionin “Ekspres”./Tema
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu