Presidenti Joe Biden ndodhet në Paris ku është pritur me ceremoni në një vizitë shtetërore nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Vizita filloi me një ceremoni mirëpritjeje në Harkun e Triumfit dhe një paradë ushtarake përgjatë bulevardit Champs-Elysees.

yacht hotel sarande

Më pas, dy presidentët bënë një takim dypalësh që u pasua nga deklarata publike, gjatë të cilave presidenti Biden vuri në dukje miqësinë e ngushtë me Francën dhe falenderoi Evropën për kontributin për Ukrainën që po mbrohet nga agresioni rus.

 

Në këtë mënyrë i kemi treguar botës sërish fuqinë e aleatëve, se çfarë mund të arrijmë duke qëndruar së bashku. Shembullin e asaj çfarë përfaqëson marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës, e shohim në Ukrainë, ku dy vendet qëndrojnë përkrah popullit ukrainas që lufton ndaj agresionit… Putini nuk do të ndalej në Ukrainë. E gjithë Evropa do të rrezikohej”, tha presidenti Biden.

Presidenti francez konfimoi marrëdhënien e veçantë me Shtetet e Bashkuara.

 

Ky është një unitet i siguruar me gjakun e të rënëve. Është një vëllazëri mes dy vendeve… Kjo shpaloset sot në Ukrainë ku po luftohet me trimëri ndaj agresionit. Iu përgjigjëm së toku sfidës për t’i dhënë mbështetjen këtij vendi evropian që po lufton për mbijetesën e tij”, tha zoti Macron.

 

Në mbrëmje, presidenti francez shtron një darkë shtetërore në pallatin Elysee për nder të presidentit Biden dhe bashkëshortes së tij, zonjës së parë Jill Biden.

 

Gjatë ceremonive në Paris dhe atyre të mëparshme në Normandi për të kremtuar Ditën e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, dy aleatët synuan të shfaqnin partneritetin për çështjet e sigurisë globale dhe për të lënë pas tensionet në lidhje me tregtinë.

Gjatë fjalimit të tij në brigjet e Normandisë, aty ku aleatët zbarkuan 80 vite më parë, presidenti Joe Biden theksoi nevojën për unitet transatlantik dhe u bëri thirrje amerikanëve të ripërtërijnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e demokracisë.  Në Normandi ishte i pranishëm edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen për vendin e tij gjatë takimeve emocionale me veteranët amerikanë. Në momente të tilla, për Evropën bëhet edhe më e qartë se ajo duhet të luajë rolin e saj. VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu