Përmbytjet që goditën mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm zonën e Bosnjë-Hercegovinës shkaktuan dëme të mëdha materiale në shumë vende, dhe më e keqja ishte zona e Jabllanicës.

Makineri dhe personel të shumtë ndodhen në këtë terren që herët në mëngjes, në përpjekje për të mbërritur në pjesët më të prekura nga përmbytjet, ku përrenjtë kanë rrëmbyer shtëpi të tëra, transmeton Telegrafi.

yacht hotel sarande

Në këtë pjesë janë ende të bllokuara si rruga kryesore ashtu edhe ajo lokale, ndërsa banorët e Jabllanicës theksojnë se për momentin kanë nevojë për qirinj dhe ujë të pijshëm.

Mediat boshnjake sjellin nga kjo zonë pamje, por edhe nga vende të tjera, ndërsa në videon që e publikuar më poshtë shihet se si kjo zonë duket e panjohur në krahasim me ditët e kaluara.

Për momentin, shërbimet kompetente kanë njoftuar opinionin se në këtë zonë kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa dyshohet se nën rrënoja ka edhe të tjerë.

Zyrtarë të shumtë nga niveli lokal, federal dhe ai shtetëror vizituan Jabllanicën dhe njoftuan se do të vihen në dispozicion të gjitha fondet në dispozicion për restaurimin e kësaj zone. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu