Grida Duma, një ish-deputete e përfolur gjithmonë për komunikimin e saj, pas ndërrimit të profesionit në moderatore ka lënë shumë perla.

Në çdo hyrje të emisionit të saj në televizionin e paguar nga inceneratorët, “Top Channel”, Grida bën një monolog për çështjen që do të trajtojë.

yacht hotel sarande

Shpeshherë është vënë re se këto monologje përmbajnë fraza të pakuptimta dhe fjalë të mëdha që nuk thonë asgjë.

Edhe mbrëmjen e së mërkurës, Grida bëri një monolog, në të cilin “lëshoi perlën” e radhës.

Politikania e konvertuar në modratore tha se mazhoranca e PD-së guidohet nga Sali Berisha.

“Nuk është aspak pyetje 1 milion dollarëshe se çfarë ka ndërmend të bëjë Sali Berisha. Se çfarë ka ndërmend të bëjë, të gjithë të tijtë e brohorasin aq sa do duhet që Berisha të thojë këtë radhë po ma kërkojnë me zor. Është krejtësisht një lloj batute për të riparë pamjen e establishmentit politik shqiptar.

Gjërat rrotullohen drejt dhe prej Berishës, kështu është dhënë perceptimi që kur diskutonim për vulën, e ne me të drejtë kemi thënë në ‘Top Story’, i takonte mazhorancës që guidohet dhe udhëhiqet nga Sali Berisha. Ky është emri që vijon në PD të riciklohet pavarësisht cikloneve ndërkombëtare, kombëtare, lokale e të tjera me radhë.

Çfarë do të ndodhë me opozitën shqiptare, Lulzim Basha ka ndërruar mendje dhe thotë që do të shkojë më tej sa u përket proceseve gjyqësore”, -u shpreh Grida Duma. Marre nga CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu