Presidenti i Partisë së Lirisë është thirrur sot në SPAK për dosjen e hetimit pasuror, një ditë pasi agjentët e BKH-së morën dëshminë e bashkëshortes së tij, deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi. Në hyrje, Meta sulmoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, qasje totalisht ndryshe nga bashkëshortja e tij.

Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.

yacht hotel sarande

Prej më shumë se dy orësh Meta ndodhet në SPAK, i thirrur nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi. Janë dy çështje që po hetohen nga ky i fundit, të bashkuar në një procedim të vetëm penal, si hetimi pasuror dhe çështja lobimit. Burime për gazetaren Keti Banushi bëjnë me dije se Meta është thirrur për të japë deklarime pikërisht për këto dy çështje si person në dijeni.

Për të njëjtën çështje, Kryemadhi u pyet për 5 orë ditën e djeshme, 12 qershor, ndërsa sa i takon akuzave për shpenzime marramendëse për operacionet plastike, Kryemadhi tha se s’ka asnjë ndërhyrje estetike, por ka bërë vetëm botoks.

Kjo është hera e tretë që Meta thirret në SPAK, dhe dy herët e para ka dhënë deklarime lidhur me hetimin për ÇEZ-DIA, hetime që po kryhen nga Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai. Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu