Mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të akuzuar se nuk i ofronin shërbim pacientëve në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit dolën sot në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë. Ata kërkuan të kthehen në punë por gjykata u la në fuqi të njëjtën masë sigurie.

Bëhet fjalë për mjekun Edmond Gashi, kolegen e tij Alketa Pere, farmacistin Florian Marku, zv.drejtoreshën e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatorin e Spitalit Onkologjik Emiljano Lela dhe Halil Gashin administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog, dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së

yacht hotel sarande

Ndaj tyre rëndon akuza  ‘Kontrabandë ilaçesh’, ‘korrupsion’ ‘shpërdorim detyre’ pasi janë në hetim për abuzim me medikamentet dhe procedurat për mjekimin e të sëmurëve me kancer.

Dosja është në dorë të SPAK pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskopetencën. Shqiptarja.com mëson se prokurori i SPAK pritet të kërkojë lënien në fuqi të të njëjtave masa sigurie që pat dhënë dhe gjykata e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor 2024 abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu