Ka nisur takimi mes të zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Takimi po ndodh në kohën kur autoritetet në Prishtinë janë në pritje të raportit te Josep Borrell-it, i cili është dorëzuar te vendet e BE-së. Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna që një vit për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.Para takimit me Bislimin, gjatë ditës Lajçak, foli për hapjen e Urës së Obrit.Në një intervistë për Kosovo Online, ai tha se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë sitautën e dialogut edhe më tej.

Ai theksoi se hapja e Urës është objekt i marrëveshjeve të arritur anë Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar.

yacht hotel sarande

Ai ka shprehur gatishmëri që ta vendos në axhendë të takimit të radhës në Bruksel nëse Kosova dhe Serbia kanë gatishmëri.

“Ne vazhdimisht i kemi bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i adresojnë çështjet në dialog dhe të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara. Nuk është kurrë mirë nëse partnerët ndërkombëtarë befasohen. Në këtë rast, hapja e pakoordinuar e urës kryesore të Ibrit mund të çojë në incidente të sigurisë dhe të komplikojë më tej procesin e normalizimit. Hapja e urës në Mitrovicë është objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja – nga viti 2015 dhe 2016. Edhe pse jam dakord që ura duhet të hapet dhe ne e kemi kërkuar për një kohë të gjatë, duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe të dakorduar. Çdo vendim në lidhje me urën duhet së pari të konsiderohet dhe të merret në dialog. Nëse palët janë të interesuara, me kënaqësi do ta vendos këtë çështje në axhendën e takimit të radhës të kryenegociatorëve”, ka deklaruar Lajçak.

Pas takimit me zyrtarin serb, Lajçak ka thënë në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se me Vuçeviqin ka biseduar për situatën e dialogut me Kosovën dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.

Lajçak do të duhej të niste mandatin e si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, por diçka e tillë nuk do të ndodhë derisa të emërohet një zyrtar i ri në pozitën që ai aktualisht mban.

Vizita e Lajçakut në Kosovë, është vazhdimësi e përpjekjeve të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu