Mos u gënjeni nga titulli: ky nuk është një artikull për dembelët!

Qetësimi mund të duket si gjëja më e lehtë në botë, por për shume njerëz nuk është kështu. Edhe kur janë me pushime kanë ndjenja faji dhe shpërqendrohen shumë kollaj.

yacht hotel sarande

Janë njerëzit që nuk dinë të çlodhen. I tërheq inbox-I plot, apo mesazhet që vijnë në grupe pune në whatsapp. Mendimet e tyre ushtojnë gjatë gjithë kohës duke e bërë të pamundur arritjen e qetësisë.

Kërkuesit kanë studiuar konceptin e “ankthit të relaksit” dhe “ndjeshmërinë e relaksimit” që kanë lidhje me parehatinë, mërzinë dhe acarimin që ndjejnë njerëzit kur ulin ritmin e punës. Shpesh u duket sikur nuk është mirë të ulen të lexojnë një libër ose të shohin një film të bukur në TV.

Në SHBA për këtë fajësojnë edukatën shoqërore se njerëzit duhet t’i mbajnë duart e zëna ndryshe në shqip e njohim si “punë, punë natë e ditë….” Italianët e kanë kuptuar me kohë të mirën e pushimit.

“Dolce far niente” është stil jetese për ata që dinë si të pushojnë pasi e vërteta që amerikanët po e kërkojnë në studime dhe që të tjerët e dinë prej shekujsh është se pushimi dhe relaksi janë thelbësore për mirëqenien.

Stresi shkakton sëmundje dhe vdekje të parakohshme.

Pra një pushim mund t’ju shpëtojë jetën! / Time 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu