Qeveria miraton ndryshimin e ligjit për Urdhrin e Mjekut. Sipas këtyre ndryshimeve do të ngrihet një regjistër elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet por dhe në privat.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se ndryshimet u bënë pas konsultimit me praktikat më të mira. Në ndryshime janë bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë.

yacht hotel sarande

Miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij privatisht’ tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu gjatë prezantimit të ndryshimeve në pr/ligj.

Gjithashtu është caktuar tavan të orëve të punës për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se këto ndryshime u miratuan pasi u bë dhe një konsultim i gjerë i praktikave ndërkombëtare dhe synojnë shmangien sa më shumë të jetë e mundur e konfliktit të interesit në rastin e çdo profesionisti të mjekësisë i cili punon në strukturat shëndetësore publike.

Në ndryshime janë bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë akoma më shumë të të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që punojnë në sektorin publik.

Po shefat e shërbimeve do të lejohet që të punojnë në sektorin privat?

Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private.

Gjatë prezantimit të ministres nuk u dhanë detaje konkrete se cili do të jetë tavani i orëve të punësimit që një mjek në shtet do të ketë të drejtë të punojë në privat apo dhe cilat do të jenë masat që do të merren nëse do të konstatohen shkelje. Pritet publikimi i pr/ligjit në faqen zyrtare të qeverisë për të mësuar më shumë.

Ndryshimet në “Urdhrin e Mjekut” u nxitën pas skandalit në spitalin e Onkologjikut të hetuar tashmë nga SPAK ku mjekët nuk ofronin shërbim por i orientonin drejt klinikave private, dhe u paralajmëruan nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mjekët e këtij spitali më 1 korrik të këtij viti. 7 persona janë nën hetim nga SPAK mes tyre mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi i cili punonte në spitalin e Onkologjikut dhe kishte një klinikë private të tijën tek “Astiri” në Tiranë si dhe mjekja Alketa Pere dhe Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT-së. /Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu