Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, është një zyrtar socialist me dyshtetësi.

Bëhet fjalë për Pirro Vengun, të cilin sot kryeministri Edi Rama e “bekoi” si ministër të Mbrojtjes, duke shkarkuar Niko Peleshin në këtë post.

yacht hotel sarande

Ajo që bie në sy është se Pirro Vengu ka edhe nënshtetësi greke. Ai ka jetuar e punuar për disa vite në Greqi, ku edhe është diplomuar në Athinë.

Posedimi i nënshtetësisë greke nga Pirro Vengu ka ngjallur debate edhe më parë, kur ai u emërua shef kabineti në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës që drejtohej nga Ditmir Bushati.

Madje, në vitin 2015, teksa mbante këtë post, duke qenë se është mbajtës i pasaportës greke, Vengut i erdhi fletëthirrja nga Greqia pasi nuk kishte kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Pirro Vengu ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019, dhe prej 2019-ës deri sot, postin e drejtorit të Portit të Durrësit./TEMA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu