Ish-ministri i Admistrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës dhe ish-deputet nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, është intervistuar sot më 05.09.2024 në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës.

Todosijeviq dyshohet për falsifikim të dokumenteve në ish-komunat paralele, të cilat u mbyllën të premten më 30.08.2024.Kallxo.com ishte në vendin e ngjarjes kur Todosijeviq përfundoi intervistën rreth orës 14:30.

yacht hotel sarande

Ndërsa Igor Simiq, drejtor i Drejtorisë së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor për Kosovë (strukturë paralele e Serbisë në veri të Kosovës), ka filluar të intervistohet nga Policia e Kosovës në ora 16:00, edhe ky nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Intervistimi i tij zgjati afro 40 minuta.“Nuk kemi arsye të mos i përgjigjemi ftesës për intervistim. Jemi absolutisht të sigurt se nuk kemi bërë asgjë kundër askujt. Jam krenar që kam qenë pjesë e Fondit [serb për pensione e sigurime në Kosovë] dhe u kam ndihmuar qytetarëve të realizojnë të drejtat e pensioneve…”- ka thënë Simiq.Kallxo.com ka raportuar dje, më 04.09.2024, se pesë zyrtarë të ish-strukturave paralele janë ftuar në stacion policor për intervistë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.Dje është intervistuar ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq./Kallxo.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu