Nga premier liga boshnjake, mbrojtësi kroat Mateo Muzek do të luajë sezonin e ardhshëm në Shqipëri. 29-vjeçari u prezantua sot pas transferimit te Dinamo City. I lindur në Graz të Austrisë ai vjen nga një familje futbollistësh pasi edhe i ati ka luajtur futboll profesionist si mesfushor në Austri.

“Sot prezantuam te Dinamo City mbrojtësin me eksperiencë Mateo Muzek” shprehet menaxheri i futbollistëve, Andi Matraxhiu.

yacht hotel sarande

CV-ja e tij e pasur ne skuadra si Shakther K.(Kazakistan), St.Mirren (Skoci), Sheriff Tiraspol (Moldavi), AE Larisa (Greqi), Alashkert (Armeni) dhe së fundmi Siroki Brijeg (Bosnje Herzegovina) bindën jo vetëm syrin tim, por edhe skanimin e stafit dinamovit – sqaron Matraxhiu në prezantimin zyrtar të kroatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu