Momente nga puna e DUK Fier mbremjen e sotme
Bazuar në parashikimet e motit, Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit janë në gatishmëri të plotë që nga dita e djeshme, duke monitoruar vazhdimisht nivelet e ujit në sistemet e kullimit dhe duke mbajtur në gatishmëri të plotë të gjithë hidrovoret.
Hidrovoret janë në punë dhe vijojnë të funksionojnë normalisht. Për shkak të kushteve ekstreme të motit, në disa raste ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike, por pa shkaktuar asnjë problematikë.
Të gjithë punonjësit e DUK-ve janë aktualisht në terren dhe situata që lidhet me përmbytjet apo kullimin e tokave bujqësore është brenda parametrave normalë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me ekipet e saj, është e gatshme në çdo moment për të siguruar mbarëvajtjen e situatës. Angazhimi maksimal i strukturave në terren dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës mbeten prioritet absolut.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu