Franca fitoi minimalisht përballë Austrisë në ndeshjen e parë të Euro2024, por pas ndeshjes vëmendja më e madhe ishte tek Kylian Mbappe. Kapiteni i “Glelave” u pa i gjakosur në fushën e lojës pas një përplasjeje me Kevin Danso. Pas sfidës, federate franceze e futbollit ka konfirmuar se 25-vjeccari ka pësuar një thyerje në pjesën e hundës.

Megjithatë, Mbappe do të jetë pjesë e skuadrës franceze në vijim. Si masë mbrojtëse, sulmuesi do të zbresë në fushë në vijim me një maskë mbrojtëse, për të shmangur përkeqësimin e situatës. Një lajm I mirë për trajnerin Deschampes, por dhe tifozët francez, të cilët do shohin yllin e skuadrës sërish në fushë.Mbappe udhëheq skuadrën e tij për herë të parë si kapiten në një kampionat Europian e do të kërkojë që të fitojë të vetmin trofe që ende nuk e ka në palmaresin e tij me Kombëtaren. Ndonëse vetëm 25-vjecc, kapiteni I Francës ka fituar Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës. Ndeshja e radhës për Francën do të jetë me 21 qershor përballë Holandës. Supersport

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu