Princesha e Uellsit thotë se po bën progres në shërim pas diagnozës së kancerit dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Trooping the Colour” të shtunën. Kjo do të jetë dalja e saj e parë në publik që prej operacionit në bark në muajin janar dhe zbulimit të sëmundjes për publikun në muajin mars. Në një mesazh personal të vetë princeshës thuhet se trajtimi po vazhdon dhe do të vazhdojë edhe për pak muaj. Mesazhi shoqërohet me një foto të fundit shkrepur në Windsor. “Sic e di cdo njeri që bën kemioterapi, ka ditë të mira dhe të këqija. Në ato ditët e këqija ndjehesh e dobët dhe e lodhur dhe duhet t’i japësh trupit mundësi të clodhet ndërsa në të mirat ndjehesh e fortë dhe do ta shfrytëzosh në maksimum, shkruan princesha Kate. Po mësoj të kem durim sidomos me pasigurinë. Duke e marrë cdo ditë si vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marrë kohën që duhet për t’u shëruar.

Princesha do të jetë në një karrocë së bashku me të bijtë dhe do shfaqet edhe në ballkon për të përshëndetur së bashku me familjen mbretërore. Parada shënon ditëlindjen e mbretit Charles III dhe zëdhënësi I pallatit tha se vetë ai është I mrekulluar që princesha do të marrë pjesë në paradën e nesërme.

yacht hotel sarande

Princesha falënderoi publikun për mesazhet mbështetëse duke thënë se kanë bërë diferencën për të dhe William duke I ndihmuar në këto kohë të vështira.

Princesha ka nisur të punojë nga shëpia dhe pritet këtej e tutje të marrë pjesë në disa evente gjatë verës, por Kensington Palace thekson se ky nuk është një rikthim i plotë dhe se planet mund të ndryshojnë momentin e fundit./marre nga bbc prej mespec.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu