Nga informacionet e para mësohet se tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë

Report Tv e Shqiptarja.com mëson se viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.  Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Kalemit.

yacht hotel sarande

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.  Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Shyqyri Kalemi dyshohet se është babai i Adriatik Kalemit që i shpëtoi një atentati me 10 plumba në Greqi vjet.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu