Mirlind Daku dënohet me 2 ndeshje nga UEFA, dhe nuk do të jetë në dispozicion për Spanjën. Lajmi u dha fillimisht nga gazetari sportiv Arlind Sadiku  e me pas u konfirmua nga FSHF.

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

yacht hotel sarande

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.”

Vendimi ne fakt pritej te ishte i ashper pasi futbollisti nga Gjilani qe me heret ka luajtur me perfaqesuesen e Kosoves u kritikua per thirrjet me megafon me sharje per Serbine gjate festes per barazimin me Kroacine. Nje dite me pare ai kerkoi falje por organi me i larte i futbollit europian nuk ndikohet nga te tilla deklarata ne vendimet e tij. /mespec.al

Ja per cfare u denua Daku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu