Kroacia dhe grupi- Ky është grup i vështirë, patjetër. Ky është një gëzim i madh që jemi këtu. Nuk ka negociata fare, ne do të bëjmë më të mirën.  Ky është një kompeticion është i mrekullueshëm, asnjëherë nuk do heq dorë nga kualifikimi. Ne kemi respektuar Italinë, deri në minutën e fundit kemi rrezikuar shumë dhe i jemi afruar barazimit. Ndoshta fitojmë.

Spanja-Kroacia/ Kroacia pati mundësi ndaj Spanjës, i hapi punë spanjollëve. Ishte një ndeshje e mirë. Spanja ka shënuar golat që iu duheshin në 29 minuta. Kroacia ka aftësi teknike dhe cilësi të lartë.  Ju e keni parë ndeshjen vetë dhe se sa e vështirë është Kroacia. Modric me shokë, çfarë mund të them, është gëzim më vete të luan ndaj tyre.

yacht hotel sarande

Italia- E kemi sulmuar Italinë, por nuk na kanë lejuar. Italia u mbrojt shumë mirë, ky kompeticion ka nivel të lartë. Jorginho dhe Barella treguan se me mënyrat e tyre mund të fitojnë Europianin, mos të harrojmë kanë fituar kampionatin italian. Duhet të rrisim nivelin tonë, ne kemi rrugë përpara, kemi bërë ndeshje të mira”-tha Sylvinho sot ne konference per shtyp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu