Punonjësit e sektorit të hoteleri – turizmit në Korçë prej disa vitesh preferojnë bregdetin ku punojnë si kamarierë banakierë ndihmës/kuzhinierë apo shërbime të tjera duke krijuar një boshllëk shqetësues për bizneset në qytetin e Korçës. Oferta e bizneseve të bregdetit ka bërë që thuajse 50 % e bareve, restoranteve dhe hoteleve të Korçës të preken nga mungesa e fuqisë punëtore. Pagesat më të larta që ofrohen nga operatorët turistikë në bregdet janë arsyeja kryesore që tërheq punëtorët duke lënë në vështirësi bizneset në Korçë. Më shumë se 200 punonjës shërbimesh janë larguar nga Korça gjatë muajit të fundit, por kërkesat e bizneseve të bregdetit për staf janë ende të larta. TCH

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu