Gjate stërvitjes së Kombëtares këtë të enjte trajneri Sylvinho ka testuar formacionin me të cilin pritet që të zbresë në “Signal Iduna Park” për ndeshjen ndaj Italisë, që është e para për Shqipërinë në EURO 2024, e cila luhet më 15 qershor në orën 21:00.

Grupi i “kuqezinjve” është i plotë, me të gjithë lojtarët që janë shfaqur shumë në formë në stërvitje.

yacht hotel sarande

Kjo ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares në Kaiserau para ndeshjes së parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë, teksa nesër kuqezinjtë do të stërviten në stadiumin e Dortmund-it, aty ku do të luhet edhe sfida me kampionët e Europës.

Në ora 17:45, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti do të jenë në konferencën zyrtare për median, që do të transmetohet edhe në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, ndërsa në ora 18:30 do do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore po në stadiumin e ndeshjes.

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë që do të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, në “Signal Iduna Park”, në atë që do të jetë kontigjenti më i madh i tifozëve të çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Ndonëse pse “Signal Iduna Park”, stadiumi i Borussia Dortmund, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, kapaciteti për ndeshje e Europianit do të jetë i reduktuar në 62 mijë tifozë.

Referuar raportimeve të medieve spanjolle, nga 62 mijë vetë rreth 50 mijë do të jenë tifozë shqiptarë në një “uragan të vërtetë kuqezi”, ndërsa më pak se 10 mijë do të jenë mbështetësit e Italisë.

Tifozët e Shqipërisë kanë blerë bileta jo vetëm në zonën e tyre por edhe në zonat neutrale të stadiumit dhe pritet të krijojnë një super atmosferë në këtë përballje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu