Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

yacht hotel sarande
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Erjon Goxhara (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes ndërsa mediat raportojnë se shkaku është ngacmimi i partneres së policit nga i plagosuri.
Mespec.al mëson se viktima e agresionit dhe partnerja e policit punonin së bashku në OSHEE.  Polici është ende në kërkim pas krimit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu