Një stuhi e fortë shiu goditi Bosnjë e Hercegovinën gjatë natës, duke lënë të vdekur të paktën 14 njerëz dhe duke përmbytur disa qytete dhe fshatra në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Shërbimet e shpëtimit në jug të vendit raportuan disa persona të zhdukur dhe u bënë thirrje vullnetarëve dhe ushtrisë për të ndihmuar pasi rrugët u mbyllën dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike.

yacht hotel sarande

Darko Jukan, një zëdhënës i administratës lokale në qytetin jugor të Jabllanicës, tha se të paktën 14 persona kishin vdekur, raporton Associated Press.

Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, tha për televizionin rajonal “N1” se trupat janë angazhuar për të ndihmuar.

“Orë pas ore po marrim lajme për viktima të reja… Ne dërguam këdo që mundëm. Prioriteti ynë i parë është të shpëtojmë njerëzit që janë gjallë dhe ata që kanë ngecur në shtëpi si pasojë e rrëshqitjeve të dheut”, ka theksuar Helez.

Shërbimet e shpëtimit në qytetet Jabllanicë dhe Kiseljak thanë energjia elektrike ishte ndërprerë gjatë natës dhe se nuk kishte sinjal në telefona.

Stacioni i zjarrfikësve në Jabllanicë njoftoi se qyteti ishte plotësisht i paarritshëm për shkak se rrugët dhe linjat e trenave ishin të mbyllura.

“Policia na njoftoi se hekurudha është gjithashtu e bllokuar”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit Shtetëror të Shpëtimit. “Nuk mund të hysh apo të dalësh nga Jabllanica për momentin. Telefonat fiks funksionojnë, por celularët nuk kanë sinjal.”

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos dalin në rrugët e përmbytura./Koha ditore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu