Trazira dhe përplasje mes të burgosurve janë raportuar ditën e djeshme në burgun e Torinos në Itali. Të burgosurit shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur në kuadrin e hakmarrjes. Kjo sepse dy ditë më parë një nga grupi i shqiptarëve mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë.
Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe janë ngjitur në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit. Ofifcerët e burgut janë përjekur t’i ndalojnë por nuk kanë mundur, ndërsa të burgosurit pasi vodhën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy prej oficerëve të burgut.
Të dënuarit shqiptarë kanë përdorur një krevat fëmijësh gjatë përplasjes edhe me të kanë bllokuar portat, duke mos lejuar gardianët te burgut që të ndërhynin, shkruajnë mediat italiane.
Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve. “Në luftën midis bandave që karakterizon tashmë burgun e Torinos dhe shumë prej infrastrukturës penitenciare, punonjësit e policisë së burgjeve janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paaftë për të reaguar në kohë. Marrja e çelësave dëshmon pikërisht këtë”, ka thënë ai./Sot
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu