Qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër pritet të hapen më 1 shtator, ndërsa nesër pritet testi i parë apo “prova gjenerale” për administrimin e qendrave nga punonjësit italianë. Punimet në Gjadër po vijojnë intensivisht që qendra të jetë gati për të pritur emigrantët në fillimin e muajit shtator.

500 persona, punonjësit e policisë italiane, karabinierët, policia financiare parashikohet të jenë në Shqipëri nesër për të testuar funksionimin e qendrave dhe zbatimin e protokollit mes dy vendeve. Testimi për mirëfunksionimin e këtyre qendrave do të japë edhe dritën jeshile për pritjen zyrtarisht të emigrantëve që do të shpëtohen nga autoritetet italiane në ujërat e Mesdheut duke nisur nga 1 shtatori.

yacht hotel sarande

Një rregullore e brendshme e publikuar për punonjësit e qendrës me 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullin shqiptar gjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës.

Punonjësit italianë udhëzohen posaçërisht të mos flirtojnë me gratë shqiptare, pasi sipas rregullores burrat e tyre në rast se do të shohin apo marrin vesh diçka të tillë mund të reagojnë keq, duke e konsideruar shoqërinë shqiptare dhe kryesisht komunitetin në veri të vendit një shoqëri konservatore.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu